Një grup maturantësh serbë në Mitrovicë janë dëgjuar duke brohoritur sloganin “Kosova është zemër e Serbisë” gjatë një ceremonie të organizuar për shënimin e përfundimit të shkollimit të mesëm.
Pamjet, të cilat janë publikuar në rrjetet sociale, tregojnë të rinjtë duke thirrur sloganin në mënyrë të organizuar, ndërsa dëgjohen edhe brohoritje të tjera me përmbajtje nacionaliste.
Ngjarja ka ngjallur reagime në opinionin publik, pasi slogani në fjalë konsiderohet nga shumë qytetarë të Kosovës si provokues dhe në kundërshtim me realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës.
Ky nuk është rasti i parë i incidenteve të tilla gjatë ditëve të fundit. Vetëm pak ditë më parë, një grup tjetër maturantësh serbë ishte filmuar duke kryer veprime provokuese gjatë festimeve të tyre.
Në ato pamje, disa prej tyre mbanin flamuj të Serbisë dhe Rusisë, duke nxitur reagime dhe kritika në publik.
