KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Matthew McConaughey zbulon filmin që i sjell më shumë para, dhe nuk është ai që i dha Oscar-in

Matthew McConaughey zbulon filmin që i sjell më shumë para, dhe nuk është ai që i dha Oscar-in

Matthew McConaughey ka zbuluar se cili prej filmave të tij vazhdon t’i sjellë më shumë të ardhura, edhe më shumë se roli që i dha çmimin Oscar.

Aktori 56-vjeçar tha se komedia romantike “How to Lose a Guy in 10 Days”, e vitit 2003, me Kate Hudson, mbetet filmi që i sjell më shumë të ardhura nga pagesat e mbetura, shkruan DailyMail.

“Ende paguan më shumë para se çdo film tjetër që kam bërë ndonjëherë”, u shpreh McConaughey, duke e cilësuar filmin si një “dhuratë që vazhdon të japë”.

Pavarësisht se “Dallas Buyers Club” i vitit 2013 i siguroi atij Oscar-in për aktorin më të mirë, duket se është komedia romantike e më shumë se dy dekadave më parë ajo që vazhdon të jetë më fitimprurësja për aktorin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.