Një intervistë e Lim Hotit me Françeska Rrustemin ka rikthyer në vëmendje historinë e tij të kaluar me Alba Pollozhanin, duke ndezur sërish polemika mes ish-partnerëve.
Këtë herë, Alba duket se ka vendosur të reagojë publikisht, duke nxjerrë në pah detaje nga komunikimet e tyre private.
Gjithçka nisi pasi Limi e përshkroi lidhjen mes tyre si një raport që, sipas tij, ishte krijuar për kamerat.
Pas këtyre deklaratave, Alba publikoi disa biseda që pretendohet se i përkasin muajit mars, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.
Në mesazhet e bëra publike shfaqen shprehje emocionale, telefonata të shpeshta, e fjalë që Limi i kishte thënë ish-banores së Big Brother Kosova.
Por duket se Alba nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.
Foto: Instagram
Ajo ka lënë të kuptohet se mund të publikojë materiale të tjera, të cilat, sipas saj, zbulojnë momente kur Limi i është lutur dhe ka qarë.
Ndërkohë, në një tjetër reagim që erdhi pak minuta më vonë, Alba iu drejtua sërish ish-partnerit me tone ironike.
Foto: Instagram
Ajo theksoi se nuk ka arsye të frikësohet nga publikimi i materialeve të tjera, duke argumentuar se asgjë nga ato që mund të dalin nuk do ta ndryshojë atë që ka pranuar tashmë hapur.
Përmes deklaratave të saj, Alba duket se kërkon të tregojë se nuk ka çfarë të fshehë, teksa hedh dyshime mbi versionin e historisë që ka paraqitur Limi.
Foto: Instagram
Sipas saj, e vërteta mund të dalë në shesh me kalimin e kohës.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje publike mes dy ish-partnerëve do të marrë fund, apo nëse deklaratat e reja do ta mbajnë edhe më gjatë këtë histori në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/
Foto: Instagram
Foto: Instagram
Foto: Instagram
Foto: Instagram
Foto: Instagram
Foto: Instagram
Foto: Instagram
Foto: Instagram