KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mashtroi se kishte gëlltitur detergjent, i burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali

Mashtroi se kishte gëlltitur detergjent, i burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali

Një i burgosur 23-vjeçar me origjinë nga Kosova ka ikur nga spitali i Bolzanos në Itali mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas raportimeve, dyshohet se ai kishte mashtruar gardianët duke thënë se kishte gëlltitur detergjent, në mënyrë që të dërgohej në urgjencë.

Pasi u kontrollua në spital dhe u la për vëzhgim, ai shfrytëzoi një moment rreth orës 03:00 të mëngjesit për t’u larguar pa u vënë re, shkruan SudtirolNews

I dyshuari doli nga hyrja e spitalit dhe u zhduk. Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar arratisjen dhe policia po i analizon pamjet.

Menjëherë pas ikjes së tij, autoritetet italiane nisën një kërkim të gjerë në gjithë zonën e Bolzanos.

U angazhuan policia, karabinierët dhe policia hekurudhore për të kontrolluar rrugët dhe pikat e mundshme të arratisjes.

I arratisuri ishte arrestuar më 1 maj dhe po hetohej për akuza të rënda, përfshirë rrëmbim dhe kërkesë për para nga familja e bashkëshortes së tij. Në momentin e arrestimit i ishte gjetur edhe një sëpatë e vogël në makinë.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu edhe përgjegjësinë e stafit të burgut dhe mënyrën si u lejua arratisja nga spitali. Ky është rasti i katërt i arratisjes nga burgu i Bolzanos brenda një viti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.