KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mashtrimet dhe keqpërdorimet e llogarive bankare, policia apelon për kujdes

Mashtrimet dhe keqpërdorimet e llogarive bankare, policia apelon për kujdes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka njoftuar qytetarët se kohëve të fundit është vërejtur rritje e rasteve të mashtrimeve dhe keqpërdorimeve të llogarive bankare përmes formave të ndryshme të komunikimit, përfshirë mesazhe SMS, thirrje telefonike dhe platforma online.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se personat e dyshuar, duke u paraqitur rrejshëm në emër të institucioneve financiare apo kompanive të ndryshme, kërkojnë nga qytetarët të dhëna personale si numri i kartelës bankare, kodin, fjalëkalime me qëllim të përfitimit të mashtrimit dhe përfitimit të kundërligjshëm.

“Disa nga mesazhet e mashtrimeve përfshijnë një link (faqe interneti) që në pamje të parë duken si zyrtare dhe kanë këtë përmbajtje: llogaria juaj do të pezullohet për shkak të mos përditësimit. Verifikoni të dhënat tuaja për të shmangur bllokimin e llogarisë. Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes: të mos ndajnë me askënd të dhënat personale dhe bankare, të shmangin hapjen e link-ve të dyshimta të pranuara përmes SMS apo email-it, të verifikojnë çdo komunikim të dyshimtë drejtpërdrejt me institucionin përkatës, të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë në polici”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.