KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

MASHT hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës, mbështetje deri në 10 mijë euro

MASHT hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës, mbështetje deri në 10 mijë euro

 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka hapur konkurset për mbështetjen financiare të studentëve të doktoratës dhe kërkuesve shkencorë, përmes bursave për studime brenda dhe jashtë vendit, si dhe për hulumtime postdoktorale ndërkombëtare.

 Sipas njoftimit zyrtar, mbështetja financiare do të ndahet përmes tri skemave kryesore, në përputhje me Programin Kombëtar të Shkencës, transmeton Klankosova.tv.

 Doktoratë brenda vendit: 3,000 euro (për herë të parë ofrohet mbështetje e dedikuar për studentët në universitetet vendore); Doktoratë jashtë vendit: 8,500 euro; Hulumtime postdoktorale jashtë vendit: 10,000 euro.

Nga ministria bëjnë të ditur se ky hap synon të krijojë kushte më të favorshme për avancimin akademik dhe profesional të hulumtuesve të rinj, të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të nxisë cilësinë e kërkimit shkencor në vend.

 Gjithashtu, zhvillimi i kërkimit dhe inovacionit në arsimin e lartë përbën një shtyllë qendrore të Strategjisë së re për Arsim 2035+, me fokus në rritjen e rolit të universiteteve në prioritetet e zhvillimit shtetëror.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.