Shoqata e qytetarëve “16 Mars 2025” njoftoi se sot nuk do të mbahet “Marshi i Engjëjve”. Siç bëhet e ditur nga shoqata, vendimi për shtyrje është marrë në shenjë respekti ndaj festës së madhe ortodokse Vodici, një periudhë kur besimtarët mblidhen shpirtërisht, bekohet uji dhe rikujtohet domethënia e hirit hyjnor.
“Në frymën e festës, ditët para Vodicës ia kushtojmë lutjes së qetë, përulësisë dhe paqes së brendshme — për engjëjt tanë, për shëndet në të gjitha familjet dhe për të gjithë ata që ecin bashkë me ne”, thuhet në njoftim.
Nga shoqata theksojnë se qëllimi i këtij vendimi është të tregohet respekt ndaj traditës shpirtërore dhe zakoneve fetare, me shpresë që mëshira hyjnore të jetë me të gjithë.
LEXO:
- ASH: One Stop Shop projekt bilateral Shqipëri – Maqedoni e Veriut, jo arritje partiake e VLEN-it
- Zyrtare: Bernardo Silva lojtar i Real Madridit
- MINTI publikon çmimet e derivateve, nafta më lirë për dy cent
- Statistikat për thëngjillin, 20 për qind më shumë prodhuar në prill të 2026-së se në të njëjtin muaj në vitin paraprak
- Fondacioni bullgar “Maqedonia” do të bllokojë të dielën tre pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut
- Rreth 14 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara, megjithatë Adriana Matoshi siguron mandatin e saj të katërt si deputete
- Profesor Osman Grabovci shpallet ‘Qytetar Nderi i Pejës’ – një nderim për një jetë të tërë në shërbim të fjalës, kulturës dhe lirisë
- Sot bëhen tetë vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës
