Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar se ushtrimi fushor “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë.
“Ky ushtrim dëshmon avancimin e vazhdueshëm të kapaciteteve operacionale të FSK-së, rritjen e profesionalizmit dhe forcimin e ndërveprueshmërisë me partnerët tanë strategjikë”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka theksuar se përmes investimeve në trajnim, zhvillim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar, po vazhdon ndërtimi i një force moderne dhe profesionale.
“Përmes investimeve në trajnim, zhvillim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar, po vazhdojmë të ndërtojmë një forcë moderne, profesionale dhe të gatshme për të përmbushur misionin e saj”, ka deklaruar ministri.
Maqedonci ka shprehur mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” është realizuar në bashkëpunim me forcat e operacioneve speciale të SHBA-së, Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe institucionet e sigurisë së Kosovës.

