KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë

Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia ka të vendosura 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit me Kosovën, duke e krahasuar këtë situatë me veprimet e Rusisë para aneksimit të Ukrainës.

Maqedonci për ‘Talking With TVP World”, ka thënë se Serbia po mbështet grupet kriminale në Kosovë, me qëllim që të destabilizojë vendin dhe të kërcënojë sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Serbia po mbështet gjithashtu grupet kriminale në Kosovë, të cilat merren me kontrabandë dhe aktivitete të tjera kriminale, me qëllim që të destabilizojë Kosovën dhe, përmes destabilizimit të saj, të kërcënojë edhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të paraqitet si një aktor i rëndësishëm dhe të ndjekë interesat e saj hegjemoniste ndaj të tjerëve”, ka thënë Maqedonci në një intervistë.

Ai tutje ka shtuar se Serbia po e ekspozon Kosovën ndaj kërcënimeve duke pozicionuar kapacitetet e saj ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

“E shohim se Serbia, përveç veprimeve hibride kundër vendit tonë, po e ekspozon Kosovën edhe ndaj kërcënimeve, duke pozicionuar kapacitetet e saj ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën. Janë 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë së forcave ushtarake dhe policore serbe të vendosura pranë vijës kufitare me Kosovën. Kjo na ngjan me atë që bëri Rusia para aneksimit të Ukrainës”, ka thënë ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.