KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj, FSK-ja u dyfishua në numër

Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj, FSK-ja u dyfishua në numër

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi, Maqedonci ka theksuar se ky proces ka kontribuar në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore të FSK-së, duke bërë të ditur se numri i pjesëtarëve të saj është më shumë se dyfishuar, raporton lajmi.net

Ai ka thënë se investimet në ushtri do të vazhdojnë, me fokus në zhvillimin dhe profesionalizimin e saj.

“Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.