Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur në takim kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajçinovci, dhe anëtarët e këtij komisioni.
Sipas njoftimit të Maqedoncit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK, procesin e tranzicionit, modernizimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse, si dhe prioritetet strategjike për periudhën e ardhshme.
Maqedonci ka falënderuar kryetarin Bajçinovci dhe anëtarët e komisionit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
“Falënderova kryetarin Bajçinovci dhe anëtarët e Komisionit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbikëqyrjes parlamentare në funksion të zhvillimit dhe forcimit të mëtejmë të sektorit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës”, shkroi Maqedonci.

