Manchester United dëshiron të transferojë Cristian Romeron për ta forcuar repartin defensiv para sezonit të ardhshëm dhe për t’u pozicionuar si pretendent serioz për fitimin e Ligës Premier. “Djajtë e Kuq” po përgatisin një ofertë fillestare prej 60 milionë eurosh për mbrojtësin argjentinas.
Drejtuesit e klubit në “Old Trafford” po planifikojnë me kujdes sezonin e ardhshëm, me synimin e qartë për të sjellë më shumë lidership, përvojë dhe mentalitet fitues në mbrojtje.
Klubi e konsideron thelbësore ngritjen e cilësisë së repartit defensiv dhe synon të veprojë shpejt në tregun e transferimeve. Me mbështetje të fortë financiare nga pronarët, Manchester United po përgatit një paketë të fuqishme ekonomike për të thyer rezistencën e rivalëve në javët e ardhshme të qershorit.
Drejtuesit e klubit anglez e kanë të qartë objektivin kryesor për këtë fazë të re: Cristian Romero.
Mbrojtësi 28-vjeçar nga Kordoba ka larguar çdo dyshim rreth gjendjes së gjurit të tij të djathtë, pasi u paraqit në nivel të lartë në ndeshjen miqësore kundër Hondurasit.
Rikthimi i tij i suksesshëm në fushë me kombëtaren e drejtuar nga Lionel Scaloni ka konfirmuar se ai ndodhet në formë optimale fizike, gjë që ka rritur edhe më shumë interesimin e Manchester Unitedit për shërbimet e tij.
Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit planifikojnë të paraqesin së shpejti një ofertë zyrtare prej 60 milionë eurosh, shumë që përputhet me klauzolën e lirimit të vendosur nga klubi londinez ku aktivizohet aktualisht Romero./Telegrafi/
