Manchester United po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të Rafael Leao nga Milani gjatë afatit kalimtar veror.
“Djajtë e Kuq” synojnë të përforcojnë repartin ofensiv dhe e shohin 26-vjeçarin portugez si një nga objektivat kryesorë. Leao deri më tani ka zhvilluar 290 ndeshje zyrtare me Milanin, duke regjistruar 80 gola dhe 65 asistime.
Sipas raportimeve nga Caught Offside, drejtuesit e Manchester United janë të vetëdijshëm se Milani nuk do ta lejojë lehtë largimin e yllit portugez, prandaj po planifikojnë një ofertë që përfshin rreth 50 milionë euro plus një lojtar.
Në listën e futbollistëve që mund të përdoren si pjesë e marrëveshjes përmenden Manuel Ugarte, Joshua Zirkzee dhe Marcus Rashford.
Rashford aktualisht ndodhet në huazim te Barcelona, ndërsa klubi katalanas ende nuk ka vendosur nëse do ta aktivizojë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh.
Përveç Manchester United, interesim për Leaon kanë shfaqur edhe Real Madrid, Bayern Munich, Arsenal dhe Liverpool, megjithëse asnjë prej tyre ende nuk ka bërë hapa konkretë për transferimin e portugezit./Telegrafi/