KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Man Utd e shkarkon trajnerin Carrick, aventura në “Old Trafford” merr fund

Man Utd e shkarkon trajnerin Carrick, aventura në “Old Trafford” merr fund

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin Michael Carrick.

Klubi anglez ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me ish-mesfushorin pas rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit 2026/27.

Carrick ishte rikthyer në Old Trafford në janar të vitit 2026 dhe kishte arritur ta ringrinte skuadrën, duke e dërguar drejt vendit të tretë në Premierligë.

Nën drejtimin e tij, United fitoi 12 nga 17 ndeshjet e fundit të kampionatit në sezonin e kaluar.

Megjithatë, sezoni i ri solli një realitet krejtësisht tjetër.

Rezultatet e dobëta dhe pozita e vështirë në tabelë bënë që drejtuesit të vendosnin për ndryshimin e trajnerit.

Manchester United e falënderoi Carrickun për kontributin dhe profesionalizmin e tij, duke bërë të ditur se synon ta emërojë sa më shpejt pasuesin e tij të përhershëm.

Mauricio Pochettino është emri që lidhet më së shumti me stolin e "Djajve të Kuq“. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.