KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Man Utd afër transferimit të lojtarit të cilin Ruben Amorim e kishte kërkuar me çdo kusht

Man Utd afër transferimit të lojtarit të cilin Ruben Amorim e kishte kërkuar me çdo kusht

Manchester United raportohet se synon ta përfundojë transferimin e parë të verës, për një lojtar që Ruben Amorim kishte dashur ta transferonte kur ishte në krye të ekipit.

Amorim u shkarkua në janar pas barazimit 1-1 me Leeds United, pasi në konferencën e tij të fundit për media kishte lënë të kuptohet fuqishëm se kishte mosmarrëveshje me hierarkinë e klubit.

Në ditët që pasuan, dolën raportime të ndryshme rreth javëve të tij të fundit në detyrë, përfshirë edhe pretendimin se ai “shpërtheu” në një takim me Jason Wilcox, pasi drejtori i futbollit kishte vënë në pikëpyetje taktikat dhe formacionin e tij.

Sipas Florian Plettenberg të Sky Sports Germany, qendërmbrojtësi i Elches, David Affengruber, po planifikon të largohet nga klubi spanjoll këtë verë, me Unitedin si një nga pesë ekipet që e kanë vëzhguar atë.

Atletico Madridi, Juventusi, Milani dhe Sevilla janë ekipet e tjera që përmenden si të interesuara për ta transferuar reprezentuesin austriak, i cili së fundmi ka marrë ftesën e parë dhe është paraqitur me kombëtaren.

TEAMtalk kishte raportuar më herët se 25-vjeçari ishte në radar të Unitedit dhe se Amorim e shihte mbrojtësin, i gjatë 1.85 metra, si partner ideal afatgjatë për Leny Yoro në zemër të mbrojtjes.

Sidoqoftë, ardhja e Affengruber mund t’i shërbejë më shumë Michael Carrickut ose një trajneri tjetër të përhershëm, sesa vetë Amorimit, pasi aftësitë e i tij i lejojnë të luajë edhe si mbrojtës i djathtë në një mbrojtje me katër lojtarë.

Affengruber shpreson të jetë pjesë e Kupës së Botës këtë verë, pasi debutoi me Austrinë në mars./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.