KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Man City pranë transferimit të madh, Chelsea ndryshon kërkesat dhe kërkon 140 milionë euro për yllin argjentinas

Man City pranë transferimit të madh, Chelsea ndryshon kërkesat dhe kërkon 140 milionë euro për yllin argjentinas

Manchester City është pranë arritjes së marrëveshjes me Chelsean për transferimin e mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez, raporton gazetari i njohur Gianluca Di Marzio.

Sipas raportimeve, Fernandez po shtyn për realizimin e transferimit, ndërsa klubet po vazhdojnë negociatat për të gjetur gjuhën e përbashkët rreth shumës së transferimit.

Chelsea ndërkohë ka rritur kërkesat financiare për 25-vjeçarin. Klubi londinez tashmë kërkon 140 milionë euro për kartonin e Fernandezit, pasi më herët vlera e tij ishte raportuar rreth 120 milionë euro.

Pavarësisht rritjes së çmimit, negociatat po përparojnë dhe Manchester City mbetet optimist se do ta finalizojë marrëveshjen para mbylljes së afatit kalimtar.

Në të njëjtën kohë, një tjetër mesfushor i Cityt, Nico Gonzalez, pritet të largohet.

Sipas Di Marzios, spanjolli është pranë transferimit te Newcastle, në një lëvizje që do të sillte ndryshime të rëndësishme në repartin e mesfushës së kampionëve anglezë.

Manchester City ka qenë mjaft aktiv në këtë afat kalimtar dhe tani mund të jetë duke përgatitur një tjetër lëvizje të madhe, me një transferim të rëndësishëm në hyrje dhe një tjetër në dalje para mbylljes së afatit kalimtar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.