Manchester City ka zhvilluar një paraqitje mahnitëse ndaj Liverpoolit për të vazhduar me rekordin pa humbje në Ligën Premier.
“Qytetarët” zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer për të fituar me rezultat 0-3, sfidë ku Liverpooli mbeti me një lojtar më pak pasi Ryan Gravenberch u ndëshkua me karton të kuq si pasojë e dy të verdhëve.
Liverpooli e nisi më mirë për të pasur një mundësi të mirë shënimi falë talentit nga Uellsi Lewis Koumas, mirëpo Donnarumma me super pritje ia mohoi golin.
City pastaj u kundërpërgjigj duke rrezikuar me Haaland dhe Semenyo, por mbrojtja vendase u gjend në vendin e duhur.
Sidoqoftë, situata u përkeqësua kur Ryan Gravenberch mori kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë u përjashtua nga loja (62’).
Vetëm tre minuta më vonë, Haaland u gjend në vendin e duhur duke përfituar nga topi i kthyer për të kaluar Cityn në epërsi (65’).
Kurse, ishte Jeremy Doku që me një gol të bukur e dyfishoi epërsinë (68’).
Ndërkohë, Ryan Cherki e vulosi fitoren pas një asistimi të bukur të Gvardiol (78’).
Man City me këtë fitore vazhdon si lider i vetëm me 18 pikë ndërsa Liverpooli bie në pozitën e nëntë me nëntë sosh./Telegrafi/