KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Maluma në Prishtinë në kuadër të turit të vitit 2027!

Maluma në Prishtinë në kuadër të turit të vitit 2027!

Ylli kolumbian me famë botërore, Maluma, ka përfshirë Prishtinën në listën e qyteteve ku planifikon të performojë gjatë vitit 2027.

Artisti ka publikuar sot në Instagram listën e destinacioneve të turneut të tij të ri, “Loco X Volver World Tour 2027”, i cili do të përfshijë mbi 60 qytete në mbarë botën.

Mes metropoleve si Parisi, Madridi, Berlini, Milano dhe Los Angelesi, në listë figuron edhe Prishtina, një surprizë që padyshim do t’i gëzojë fansat e tij shqiptarë.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur dhe ku do të mbahet koncerti në Kosovë. Mbetet të shihet nëse performanca e Malumës do të jetë pjesë e festivalit Sunny Hill apo nëse bëhet fjalë për një organizim tjetër të veçantë.

Për momentin, artisti nuk ka zbuluar as datën e koncertit dhe as detajet për shitjen e biletave.

Një gjë është e qartë: Prishtina është në planet e njërit prej emrave më të mëdhenj të muzikës latine!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.