KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Maluma bëhet baba për herë të dytë

Maluma bëhet baba për herë të dytë

Këngëtari dhe aktori kolumbian, Maluma, është bërë baba për herë të dytë.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londono Arias, ka ndarë lajmin e lindjes së fëmijës së tij të dytë përmes një fotografie të ëmbël të publikuar në Instagram.

Në fotografinë bardhezi, Maluma shihet duke mbajtur në krahë djalin e porsalindur në spital, derisa përqafohet me partneren e tij, Susana Gomez.

Në përshkrimin e fotografisë, ai zbuloi edhe datën e lindjes së djalit, 14 shtator 2026 si dhe emrin e tij të veçantë: Orion Londono Gomez.

Maluma dhe Susana janë gjithashtu prindër të një vajze, Paris, e cila erdhi në jetë në mars të vitit 2024.

Në atë kohë, këngëtari e kishte ndarë lajmin me ndjekësit në Instagram dhe kishte shprehur emocionet e tij për ardhjen në jetë të vajzës, duke e cilësuar prindërimin si një nga ëndrrat e tij më të mëdha.

Përtej jetës personale, Maluma ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikë dhe aktrim, duke u shndërruar në një nga emrat më të njohur të muzikës latine në skenën ndërkombëtare.

Me një sërë hitesh të suksesshme, bashkëpunime me artistë të njohur botërorë dhe miliona fansa në mbarë botën, ai ka konsoliduar prej vitesh pozicionin e tij si një prej figurave më të rëndësishme të industrisë së argëtimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.