KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Malisheva njofton ndarjen e rrugëve me pesë yje të ekipit

Malisheva njofton ndarjen e rrugëve me pesë yje të ekipit

Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me pesë futbollistë të skuadrës, të cilët nga sot (e enjte) nuk do të jenë më pjesë e ekipit.

Përmes një deklarate publike, klubi ka shprehur mirënjohje për Flamur Gashin, Altin Aliun, Mevlan Zekën, Assane Diattan dhe Samuel Opeh, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre gjatë kohës sa kanë mbrojtur ngjyrat e Malishevës.

Klubi i ka falënderuar lojtarët për angazhimin e treguar dhe u ka uruar suksese në kapitullin e ardhshëm të karrierës, duke theksuar se dyert e Malishevës do të mbeten gjithmonë të hapura për ta.

Postimi pa ndërhyrje i Malishevës

Klubi ynë dëshiron t’i shprehë mirënjohjen më të sinqertë lojtarëve tanë Flamur Gashi, Altin Aliu, Mevlan Zeka, Assane Diatta dhe Samuel Opeh, të cilët nga sot nuk do të jenë më pjesë e ekipit tonë.

Ju falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa keni mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Çdo ndeshje, çdo stërvitje dhe çdo sakrificë e bërë për ekipin do të mbetet pjesë e rrugëtimit tonë.

Ju dëshirojmë suksese të mëdha në vazhdim të karrierës dhe në çdo sfidë që ju pret. Dyert e klubit tonë do të mbeten gjithmonë të hapura për ju.

Faleminderit për gjithçka dhe suksese në kapitullin e ardhshëm!

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.