Malisheva do të jetë nikoqire e Ballkanit në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar.
Vendasit vijnë në këtë ndeshje pas fitores së thellë me rezultat 4-0 ndaj Llapit në Podujevë, ndërsa mysafirët pas barazimit pa gola 0-0 ndaj Dukagjinit në shtëpi.
Të dy trajneët Thomas Brdaric dhe Sami Sermaxhaj kanë vendosur të futen në lojë me lojtarët më të mirë në dispozicion.
Kujtojmë se kjo ndeshje do të nis me fillim nga ora 16:00.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Avdyli, Pira, Skovgaard, Kryeziu, Bajraktari, Ndjigi, Ferati, Talla, Isgandarli, Uka, Ibishi.
Ballkani: Selmani, Vokrri, Jashanica, Halili, Dosso, Xhemajli, Diene, Giovanni, Ajazaj, Hamidi, Berisha.