KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Makina përplaset me bordurën në Durrës – vdes pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

Makina përplaset me bordurën në Durrës – vdes pasagjeri, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Policia njofton se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 48-vjeçar. Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit. (A2 Televizion)

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.