KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Makina e re elektrike e Nissan-it për qytet quhet Pixo

Makina e re elektrike e Nissan-it për qytet quhet Pixo

Nissan ka konfirmuar se modeli i saj i ri elektrik për qytet do të quhet PIXO, duke njoftuar debutimin zyrtar më 23 shtator.

Automjeti i segmentit A është projektuar për drejtuesit evropianë dhe do të prodhohet në Evropë.

PIXO bazohet në Renault Twingo, por vjen me një dizajn të veçantë, veçanërisht në pjesën e përparme dhe të pasme.

Modeli do të pajiset me një bateri 27.5 kWh dhe motor elektrik me 80 kuaj fuqi.

Sipas të dhënave paraprake, PIXO pritet të ketë autonomi deri në rreth 263 kilometra sipas ciklit WLTP dhe shpejtësi maksimale prej 130 km/h.

Me përmasat kompakte dhe fokusin te përdorimi urban, Nissan synon ta pozicionojë PIXO si një alternativë praktike dhe tërheqëse në tregun evropian të makinave elektrike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.