KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mahrezi largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamali në Katar

Mahrezi largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamali në Katar

Ylli algjerian i futbollit, Riyad Mahrez, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Sulmuesi anësor është transferuar te klubi Shamal në Katar, si lojtar i lirë, pasi i dha fund aventurës trivjeçare te skuadra saudite Al Ahli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Katari, i cili garon në elitën e futbollit të vendit. Shamal e ka prezantuar Mahrezin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur ambiciet për të ardhmen me futbollistin algjerian në përbërje.

Mahrez largohet nga Al Ahli pas një periudhe të suksesshme, gjatë së cilës ndihmoi skuadrën të fitojë dy tituj radhazi në Ligën e Kampionëve të Azisë, në edicionet 2025 dhe 2026.

Mahrez e nisi ngritjen në futbollin profesionist te skuadra franceze Le Havre, përpara se të transferohej te Leicester City në vitin 2014.

Ai u bë një nga figurat kryesore të Leicesterit në sezonin historik 2015/16, kur klubi fitoi titullin e Premier League angleze. Për paraqitjet e tij, Mahrez u shpall edhe Futbollisti Afrikan i Vitit në vitin 2016.

Pas suksesit me Leicesterin, algjeriani iu bashkua Manchester Cityt, ku fitoi katër tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve, përpara se të transferohej në Arabinë Saudite.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.