KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mahmuti: Humbja e Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët Serbe nuk do të thotë denazifikim i Serbisë

Mahmuti: Humbja e Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët Serbe nuk do të thotë denazifikim i Serbisë

Aktivisti politik Bardhyl Mahmuti ka reaguar pas humbjes së Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke vlerësuar se ndërrimi i pushtetit nuk nënkupton domosdoshmërisht demokratizimin e vendit.

“Humbja e zgjedhjeve e Goebbelsit të Ballkanit nuk do të thotë denazifikim i Serbisë”, ka shkruar Mahmuti në një postim.

Ai ka theksuar se në zgjedhjet parlamentare humbi, siç e cilëson ai, “Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët Serbe e Aleksandar Vuçiqit, Ivica Daçiqit, Aleksandar Vulinit, Milan Radoiçiq dhe kompania e tyre”.

Megjithatë, Mahmuti ka paralajmëruar se humbja e pushtetit nga Vuçiqi nuk duhet të interpretohet automatikisht si ndryshim i qëndrimeve politike dhe shoqërore në Serbi.

“Mirëpo nuk duhet të harrojmë se përtej spekulimeve për atësinë e Aleksandar Vuçiqit, në gojën e bartësve të protestave dyvjeçare dhe protestuesve në Serbi “shqiptarët” ishin sinonim i së keqes, prandaj slogani “ACO SIPTARE” përdorej si sharja më të rëndë që ia bënin Aleksandar Vuçiqit- Goebbelsit të Ballkanit”.

Sipas tij, për të vlerësuar demokratizimin e një vendi nuk duhet të kufizohemi në respektimin e procedurave të ndërrimit të drejtuesve institucional, por nga shkalla e zbatimit të vlerave demokratike.

“Qasja ndaj krimit të gjenocidit në Kosovë, hapja e arkivave, ndriçimi i fatit të të zhdukurve me forcë gjatë luftës së fundit dhe njohja e realitetit të pavarësisë së Kosovës janë kritere vlerësimi nëse pas zgjedhjeve zë 25 tetorit Serbia do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet e saj me shtetet e Ballkanit”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.