Mahmut Orhan vjen në Prishtinë më 4 korrik 2026, në një koncert open air të prezantuar nga RAVE Production dhe SOSE Entertainment. I njohur si një nga emrat më me ndikim në skenën globale të muzikës elektronike, Mahmut Orhan ka performuar në skena të mëdha ndërkombëtare si Coachella, Burning Man, Tomorrowland dhe Ultra Music Festival.
Me këtë event, Prishtina bëhet pjesë e qarkut ndërkombëtar të muzikës elektronike, duke sjellë për publikun një natë të gjatë me performanca live, atmosferë verore dhe artistë të skenës elektronike. Krahas Mahmut Orhan, në program do të performojnë edhe Eno Napa, Kiti Arsa, Toska dhe Dandara.
Detajet
Data: 4–5 korrik 2026
Koha: 18:00 – 07:00
Vendndodhja: AMC Parking Space, Prishtinë
Programi?
Programi nis me hapjen e dyerve në ora 18:00 dhe vazhdon deri në mëngjes.
Në skenë do të performojnë:
- Mahmut Orhan
- Eno Napa
- Kiti Arsa
- Toska
- Dandara
Eventi përmbyllet më 5 korrik në ora 07:00.
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të përjetuar performancën live të Mahmut Orhan në Prishtinë
- Për atmosferë open air me muzikë elektronike dhe artistë ndërkombëtarë
- Për t’u argëtuar dhe socializuar me njerëz me interesa të ngjashme
- Për të krijuar lidhje të reja brenda komunitetit të muzikës elektronike
- Për të qenë pjesë e një ngjarjeje që e lidh Prishtinën me skenën ndërkombëtare të eventeve
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:
Biletat mund të blihen online përmes platformës Rave Travel.
Çmimi i biletës: 45 euro
Eventi është i hapur për moshat 15+ dhe do të ketë transport të organizuar.
Kontakt:
- +383 49 759 859
- info@rave-travel.com
Bileta:
https://www.rave-travel.com/event-details-en.nspx?eventid=4073
Instagram:
https://www.instagram.com/ravetravel/?hl=en
