KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Madonna mbledh 16 yje në videoklipin e ri, fansat sfidohen t’i dallojnë të gjithë

Madonna mbledh 16 yje në videoklipin e ri, fansat sfidohen t’i dallojnë të gjithë

Madonna ka publikuar videoklipin e ri për projektin “Confessions II”, i cili po tërheq vëmendje jo vetëm për skenat e guximshme, por edhe për numrin e madh të emrave të njohur që marrin pjesë në të.

Projekti 10-minutësh, të cilin artistja e konsideron më shumë një film të shkurtër sesa një videoklip muzikor, përfshin gjashtë këngët e para nga albumi i saj i ardhshëm dhe sjell një sërë paraqitjesh speciale nga personazhe të njohur të muzikës, modës, filmit dhe sportit.

Kate Moss

Mes emrave që shfaqen në videoklip janë supermodelja Kate Moss, këngëtarja Sabrina Carpenter, aktorja Julia Garner, si dhe vajza e Madonna-s, Lourdes Leon, shkruan DailyMail.

Gjithashtu pjesë e projektit janë Odessa A’zion, Benedict Cumberbatch, Gwendoline Christie, Debi Mazar dhe Richard E. Grant.

Sabrina Carpenter

Në videoklip shfaqen gjithashtu artistët Shygirl, Arca, Feid dhe DJ-ja e njohur Honey Dijon. Lista plotësohet nga aktori Archie Madekwe dhe futbollistët João Pedro dhe Cole Palmer.

Me këtë projekt, Madonna ka sjellë një kombinim të figurave të njohura nga fusha të ndryshme, duke e kthyer “Confessions II” në një nga videoklipet më të komentuara të momentit. /Telegrafi/

Julia Garner

Vajza e Madonnës, Lourdes ‘Lola’ Leon

Odessa A’zion

Benedict Cumberbatch

Gwendoline Christie

Debi Mazar

Richard E. Grant

Shygirl

Arca

Feid

Honey Dijon

Archie Madekwe

João Pedro

Cole Palmer

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.