KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Macron: Ukraina dhe Evropa tani kanë “shumë karta” në bisedimet e paqes

Macron: Ukraina dhe Evropa tani kanë “shumë karta” në bisedimet e paqes

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Evropa dhe Ukraina tani kanë argumente dhe mjete të shumta për të ushtruar presion mbi Rusinë në negociatat për të siguruar paqen në Ukrainë – ajo që mbetet është të pajtohen qëndrimet e Ukrainës, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Macron para fillimit të negociatave në Londër me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.

“Ne të gjithë e mbështesim Ukrainën, të gjithë e mbështesim paqen dhe bisedimet e paqes për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme. Dhe mendoj se kemi shumë letra në duart tona”, shtoi ai.

Macron theksoi se Bashkimi Evropian po siguron fonde për Ukrainën, po organizon furnizimin me pajisje dhe programe trajnimi.

“Është fakt që Ukraina po bën rezistencë në këtë luftë dhe është fakt që ekonomia ruse po fillon të vuajë, veçanërisht pas sanksioneve tona të fundit dhe atyre të vendosura nga Shtetet e Bashkuara”, theksoi presidenti francez.

“Çështja kryesore tani është të pajtojmë qëndrimet tona të përbashkëta, ato të Evropës, Ukrainës dhe SHBA-së, në mënyrë që të përfundojmë këto bisedime paqeje dhe të fillojmë një fazë të re në kushtet më të mira të mundshme për Ukrainën, për Evropën dhe për sigurinë tonë kolektive”, shtoi Macron. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.