KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Macron arrin në Mal të Zi

Macron arrin në Mal të Zi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka arritur për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, me ftesë të presidentit malazez Jakov Milatoviq.

Presidenti francez u prit nga Milatoviq në Aeroportin e Podgoricës, transmeton Telegrafi.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Mal të Zi, gjë që i jep kësaj ngjarjeje një rëndësi të veçantë historike dhe politike.

Milatoviq do t’i dorëzojë presidentit francez Urdhrin e Malit të Zi, dekoratën më të lartë shtetërore.

Macron arrin një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, eventi më i madh diplomatik në Mal të Zi, i cili do të mbledhë udhëheqës evropianë dhe rajonalë.

Kabineti i Milatoviq thotë se presidenti Macron është udhëheqësi i parë i njërit prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që viziton Malin e Zi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.