Një familje nga Xhorxhia u ribashkua me macen e tyre shtëpiake shtatë vjet pasi macja u zhduk gjatë një zhvendosjeje në Kaliforni.
Familja Davidson tha se e kishin adoptuar macen e tyre, Dodger, kur ishte kotele në vitin 2016.
Familja po zhvendosej nga Kalifornia në Florida në vitin 2016 kur Dodger iku nga automjeti.
Fati i Dodger ishte i panjohur për shtatë vjet, derisa një vullnetar i Fresno Trap and Release zbuloi se një nga macet që ishin mbledhur për programin e sterilizimit ishte e mikroçipuar.
Macja doli të ishte Dodger.
Sydney Sherman nga Fresno TNR kishte planifikuar tashmë një udhëtim për në Florida dhe bëri rregullime për t’u takuar me familjen Davidsons.
Sherman ia dorëzoi Dodger familjes, e cila e çoi në shtëpi në Xhorxhia. /Telegrafi/