KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LVV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë

LVV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në një shkresë drejtuar ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci, kërkon caktimin e Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Në dokument thuhet se propozimi bëhet në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026 dhe vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare.

“Propozojmë z. Albin Kurti – Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në pjesën përfundimtare të shkresës.

Dokumenti mban datën 13 shtator 2026 dhe i është drejtuar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Menjëherë pas kësaj, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në Presidencë.

Ai u tha gazetarëve se po ishte ftuar në takim nga ushtruesja e detyrës eë Presidentit, Albulena Haxhiu.

“Më ka ftuar në takim kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu dhe aty po shkoj tani”, tha ai.

Ndryshe, sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohet çështja e formimit të Qeverisë së re.

Mbajtjen e seancës për Telegrafin e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë, Emilija Rexhepi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.