Shumica e partive kryesore në Kosovë kanë shënuar rënie të numrit të votave krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, sipas rezultateve preliminare të vitit 2026.
Rënia më e theksuar është regjistruar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë 297.286 vota, ose 136.108 më pak se në zgjedhjet e kaluara kur kishte siguruar 433.394 vota.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka pësuar rënie, duke humbur 38.445 vota krahasuar me rezultatin e vitit 2025.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje të lehtë prej 2.755 votash.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel, me vetëm pesë vota më pak se në zgjedhjet paraprake, ndërsa Lista Serbe ka regjistruar një rritje modeste prej 526 votash.
Të dhënat tregojnë se pjesëmarrja më e ulët e votuesve në procesin zgjedhor të vitit 2026 ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e shumicës së subjekteve politike.
