KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushaku-Sadriu: Kurti s’pranoi kompromis, drama me nënshkrime për t’ia lënë fajin dikujt

Lushaku-Sadriu: Kurti s’pranoi kompromis, drama me nënshkrime për t’ia lënë fajin dikujt

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se mungesa e fleksibilitetit nga kryeministri Albin Kurti ka penguar arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Në Debat Plus, ajo tha se LDK ka kërkuar një president me integritet, që garanton balancë institucionale dhe pavarësi në ushtrimin e detyrës.

“Kemi dashur një president me integritet që garanton balancë. Jofleksibiliteti i Kurtit për të mos shkuar drejt një konsensusi apo marrëveshjeje politike e ka bërë të pamundur arritjen e marrëveshjes,” ka deklaruar ajo.

Sipas Lushaku-Sadriut, zhvillimet rreth nënshkrimeve kanë qenë më shumë një “dramë politike” e Kurtit për të zhvendosur fajin.

“Këto dramat ami nënshkrimet t’i japë nënshkrimet këto janë veç drama, për me ia lënë fajin dikujt”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se nënshkrimet e LDK-së kanë qenë për një kandidat që do të dakordohej brenda partisë, duke mos përjashtuar mundësinë që ajo të ishte edhe Vjosa Osmani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.