Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndalimin e shitblerjes së energjisë elektrike me Serbinë.
Ajo, duke iu referuar faktit se Elektroseveri vazhdon të furnizohet me energji elektrike nga Serbia në veri të Kosovës, ka vënë në pikëpyetje zbatimin e këtij vendimi edhe në atë pjesë të vendit.
“Qysh?! Vendimi i Qeverisë sonë për mos me ble rrymë nga Serbia nuk po vlejka edhe për Veriun e Kosovës, a?! Vendimet e Qeverisë s’po vlejnë në Veri a?!
Dmth prap se prap shqiptarët me pagu më shtrejt rrymën?! Çka po ndodhë, o vlla?! Pse këso vendime pa asnjë ndikim pozitiv për qytetarët e Kosovës?! Veq thellim i pabarazisë e hi syve militantëve!”, ka shkruar ajo.

