Luis Enrique ka vendosur një rekord të ri te Paris Saint-Germain. Pas fitores bindëse 5-1 ndaj Le Havre, trajneri spanjoll arriti në kuotën e 127 fitoreve në 188 ndeshje në drejtimin e skuadrës parisiene, duke u bërë trajneri me më shumë fitore në historinë e klubit.
Ai la pas Laurent Blancun, me 126 fitore në 173 ndeshje, dhe Luis Fernandezin, që regjistroi 125 fitore në 244 takime.
Pas ndeshjes, Luis Enrique shprehu kënaqësinë që është pjesë e PSG-së, duke vlerësuar lojtarët dhe bashkëpunimin me drejtuesit e klubit. Ai theksoi se është një trajner kërkues, sepse tifozët dhe klubi meritojnë më të mirën./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

