KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Lufta me Iranin, Trump: Ata bërtasin gjithë kohës, por mezi presin të nënshkruajnë marrëveshjen

Lufta me Iranin, Trump: Ata bërtasin gjithë kohës, por mezi presin të nënshkruajnë marrëveshjen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani po “bërtet gjatë gjithë kohës” gjatë bisedimeve me Uashingtonin, duke shtuar se Teherani është i etur të nënshkruajë një marrëveshje.

Në një intervistë me revistën Fortune me seli në New Xork, Trump komentoi mbi negociatat e vazhdueshme midis SHBA-së dhe Iranit.

“Ata bërtasin gjatë gjithë kohës”, tha ai për Iranin.

“Mund t’ju them një gjë – ata mezi presin të nënshkruajnë një marrëveshje. Por ata bëjnë një marrëveshje dhe pastaj ju dërgojnë një dokument që nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen që keni bërë. Unë them, jeni të çmendur ju njerëz”, shtoi Trump.

Sipas intervistës, Trump gjithashtu e paraqiti udhëheqjen e Iranit sikur ata ishin më shumë si “rival kokëfortë”.

Tensionet janë përshkallëzuar që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit në shkurt.

Teherani u hakmor me sulme që synonin Izraelin, si dhe aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill nëpërmjet ndërmjetësimit pakistanez, por bisedimet në Islamabad dështuan të prodhonin një marrëveshje të qëndrueshme. Trump më vonë e zgjati armëpushimin për një kohë të pacaktuar. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.