KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Lufta e padukshme në Lindjen e Mesme – GPS po përdoret si armë

Lufta e padukshme në Lindjen e Mesme – GPS po përdoret si armë

Qindra anije afër bregut iranian papritmas shfaqen në vende krejtësisht të gabuara dhe sistemet e tyre të navigimit i tregojnë ato mbi tokë, të grumbulluara në forma të përsosura jo‐natyrale.

“O Zot i madh”, thotë Michelle Wiese Bockmann, analiste e lartë në një kompani inteligjence detare, ndërsa shqyrton pozicionet e transmetuara të anijeve tregtare në ujërat e Iranit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit, ku koordinatat GPS të qindra anijeve janë dukshëm të prishura, duke fshehur vendndodhjen e tyre të vërtetë.

Luftërat nuk zhvillohen vetëm me plumba dhe bomba; një betejë zhvillohet edhe me valë elektromagnetike, shkruan bbc.

Edhe pse të padukshme për syrin e lirë, ndërhyrja në GPS mund të shkaktojë çrregullime të mëdha, të vështirësojë komunikimin dhe të çojë në aksidente potencialisht vdekjeprurëse.

Sfidat me GPS kanë prekur edhe avionët në Evropë dhe janë bërë pjesë e përditshme e luftës në Ukrainë.

Tani, me shpërthimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, luftërat elektronike po përhapen në zona gjithnjë e më të mëdha. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.