Superylli gjerman i Hip Hopit, Luciano, për herë të parë do të mbajë koncert në vendin tonë. Ai do të përformoj në COCO Club të hënën e 1 gushtit në qytetin e Ferizajt.
Krijuesi i shumë hiteve në Gjermani, i shndërruar në një sensacion absolut për adhuruesit e tij me këngët “Meer”, “Beatiful Girl” e të tjera.
Së fundmi Luciano publikoi super bashkëpunimin me Dhurata Dorën, të titulluar “Adrenalina” e koha është që Luciano të debutojë me performancën e tij në vendin tonë.
Për herë të parë Luciano performon në Ferizaj më 1 gusht, çka përbën një sensacion për adhuruesit e hip hopit gjerman, pasi Luciano mban shumë rrallë koncerte edhe në Evropë, përveç nga turnetë e zakonshme.
Luciano në COCO Club të hënën performon bashkë me Bardhin dhe Dj Gimi-o dhe kjo është një mundësi ultimative që nuk duhet humbur.
Për çdo mbrëmje, se kush do të përformojne do të njoftoheni përmes faqes zyrtare në Instagram: @COCO CLUB