KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit

LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit

Opozitarja LSDM akuzoi se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski i ka dëmtuar pensionistët me vendimin për rritje lineare të pensioneve, në vend që të vazhdonte metodologjinë e harmonizimit të vendosur nga qeveria e mëparshme.

Nga partia thonë se me rritjet prej nga 1.000 denarë në shtator 2025 dhe mars 2026, pensionistët kanë marrë më pak mjete sesa do të merrnin nëse do të vazhdonte metodologjia e LSDM‑së.

Sipas llogaritjeve të tyre, me harmonizimin në shtator 2025, pensionistët me pensionin më të ulët do të merrnin rritje prej 1.280 denarë, ndërsa tek kategoritë më të larta rritja do të ishte nga 1.550 deri në 3.100 denarë, me një mesatare prej rreth 2.000 denarë.
LSDM thekson se me rritjen në mars 2026, në vend të 1.000 denarëve linearë, pensionistët do të merrnin mes 1.500 dhe 1.800 denarë nëse do të vazhdonte metodologjia e tyre.

“Modeli linear i Qeverisë i dëmtoi të gjithë pensionistët”, thonë nga LSDM, duke shtuar se me këtë politikë, sipas tyre, të gjithë 347.296 pensionistë humbën një pjesë të mjeteve që do t’i merrnin me modelin e mëparshëm.

Nga opozita reagojnë edhe ndaj njoftimit se Qeveria do të kthehet në metodologjinë e harmonizimit të pensioneve, duke vlerësuar se me këtë Mickoski i ka gënjyer edhe pensionistët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.