Partia opozitare LSDM ka dalë me qëndrim kundër ish-kryetarit të partisë, Branko Cërvenkovski.
Në një komunikatë partiake, drejtuesit e LSDM-së kanë përdorur gjuhë të ashpër ndaj kritikëve të tyre, duke e përfshirë edhe Cërvenkovskin, të cilin e kanë quajtur “mumie” dhe “fytyrë të balsamosur”.
Në komunikatë, partia e akuzon ish-liderin se për vite me radhë ka bërë biznes me OBRM-PDUKM-në dhe se ka ndihmuar në krijimin e partisë ZNAM.
“Një njeri që për vite me radhë bën biznes me OBRM-PDUKM-në, një njeri që ndihmoi në krijimin e ZNAM-it, versioni i parë. Mickoski e financoi”, thuhet në pjesën e komunikatës që i kushtohet Cërvenkovskit.
Nga kryetar i parë i LSDM-së në “mumie”
“Dhe tani, nga dollapi po e nxjerrin Branko Cërvenkovskin. A për këtë e ka fjalën Mickoski kur thotë se po nxjerr ‘kocka nga e kaluara’? Mjaft më me kockat nga dollapi, me ato mumie dhe fytyra të balsamosura që bënë gjithçka për ta shuar LSDM-në”, thuhet më tej në komunikatën partiake.

