KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

LSDM kërkon dorëheqjen e Klekovskit: Mungon terapia në Onkologji

LSDM kërkon dorëheqjen e Klekovskit: Mungon terapia në Onkologji

Pacientët onkologjikë po përballen sërish me mungesë të terapisë së nevojshme, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon ilaçi “Paklitaksel“.

Sipas LSDM-së, pacientëve u është thënë se ky ilaç do të jetë i disponueshëm vetëm pas Vitit të Ri. Elena Radeska LSDM, kërkon dorëheqjen e Sasho Klekovskit, duke akuzuar se ka zhytur sistemin shëndetësor në kaos të vërtetë.

Ndërkohë Klekovski për mungesën e barnave ka deklaruar vazhdimisht se përgjegjësia bie mbi Klinikën dhe distributorët dhe jo mbi Ministrinë e Shëndetësisë.

“Me Klekovskin dhe Mickoskin shëndetësia është në kaos, mungojnë barnat, ndërsa pacientët mbeten pa terapinë e nevojshme. Pacientët onkologjikë sërish përballen me mungesë të ilaçit „Paklitaksel“, duke u kthyer në shtëpi pa terapi. Sipas informacioneve që u janë dhënë, ilaçi nuk do të jetë në dispozicion deri pas Vitit të Ri. Kjo do të thotë se pacientët do të detyrohen të presin, ndërsa për ta çdo ditë pa terapi mund të jetë vendimtare për jetën”, deklaroi Elena Radeva- LSDM.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.