LSDM akuzon Ministrinë e Drejtësisë për zvarritje të procedurës së ekstradimit për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kërkon një përgjigje të qartë nëse dokumentet janë dërguar apo jo.
“Ministria e Drejtësisë njoftoi dje se procedura për Gruevskin po zhvillohet në mënyrë institucionale dhe pa ndikim politik. Por pyetja kryesore është: a janë dërguar dokumentet e ekstradimit apo jo? Në vend të një përgjigjeje konkrete, dëgjojmë vetëm fraza burokratike se dokumentacioni po plotësohet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq.
Nga LSDM pyesin se si është e mundur që dokumentacioni të mos jetë plotësuar për një muaj dhe nëse bëhet fjalë për paaftësi apo vonesë të qëllimshme.
Në krahasim, siç deklarojnë ata, Polonia e përfundoi procedurën brenda një dite pasi kryeministri i ardhshëm hungarez Peter Magyar përmendi politikanë nga vendi i tyre, duke përmendur konkretisht Gruevskin, duke theksuar se Hungaria nuk do të ishte një “depo për kriminelë”.
“Ndërsa Polonia reagoi menjëherë, këtu ka pasur heshtje për një muaj. Qeveria e Mickoskit nuk po ndërmerr asnjë veprim”, thonë nga LSDM./Telegrafi/