KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Çdo ditë qeveria e OBRM-PDUKM-së zhytet në skandale, krim dhe korrupsion

LSDM: Çdo ditë qeveria e OBRM-PDUKM-së zhytet në skandale, krim dhe korrupsion

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se qeveria hesht për “5 ton drogë përfunduan që në Serbi nëpërmjet Maqedonisë dhe se një bashkëpronar i një kompanie maqedonase është midis të arrestuarve”.

Nga LSDM thonë se nuk ka përgjigje se kush lejoi që një sasi e madhe droge të kalonte kufirin e Maqedonisë.

“Nuk ka përgjigje as për fotografitë e Mickoskit me kriminelin e njohur si Sime, i arrestuar në një rast tjetër me një sasi më të madhe droge, armësh, municionesh dhe një sasi të madhe parash. LSDM ka ngritur alarmin prej ditësh për lidhjen e strukturave kriminale në Maqedoni dhe Serbi”.

“Me çdo ditë të re, qeveria e VMRO-së po zhytet më thellë në skandale, krim dhe korrupsion. Tendera kriminale, 5 ton drogë, foto të Mickoskit me kriminelë, ora luksoze me vlerë 65,000 euro. Dhe nuk ka para për paga më të larta, nuk ka para për një pagë minimale prej 600 eurosh për punëtorët që mezi ia dalin mbanë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.