TË FUNDIT

    Osmani për tërmetin në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së

    February 6, 2023

    Haradinaj i propozon qeverisë ndarjen e një fondi për Turqinë

    February 6, 2023

    Ndërtesa zhduket brenda sekondash, pamje filmike nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

    February 6, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Logopedi që dyshohet se abuzoi me 3 vjeçaren autike kthehet në punë në QKUK
    Lajme

    Logopedi që dyshohet se abuzoi me 3 vjeçaren autike kthehet në punë në QKUK

    By A.JJanuary 20, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Iljasa Fazliu, logopedi që abuzoi me 3 vjeçaren me autizëm është kthyer në punë në Klinikën e ORL-së, në QKUK.

    Kthimi në punë i logopedit Fazliu është bazuar në vendimin e lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku i njëjti nuk ka dënim të formës së prerë.

    Lajmin e ka konfirmuar zyra për media e QKUK-së.

    “Në lidhje me rikthimin e tij në punë, ju njoftojmë se i njëjti është kthyer në punë vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit. Komision Disiplinor vendimin e ka bazuar në Certifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I.F figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së dhënë Insajderit.

    Skandaloz është fakti që rikthimi në punë i logopedit është bërë duke e ditur që i njëjti është në rilicencim, pasi nuk kishte licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

    “Po ashtu, ka sjellë dëshminë nga Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndësore të Kosovës, Vëretetim, sipas të cilit është në procedurë të rilicencimit të tij nga data 5 janar 2023”, thuhet më tej në përgjigjen e QKUK-së.

    Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani dyshohet se ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 3 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Video incizimet ku i njëjti dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmijën teksa dëgjon të qarat e tij ishin publikuar në media.

    Një familje kishin kohë që po e dërgonin vajzën e saj 3 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan, derisa nëna e kishte vërejtur se gjendja e vajzës që vetëm se përkeqësohej dita ditës.

    Në video incizime Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.

    ”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në video.

    Logopedi Iljasa Fazliu, doli është i përfshirë edhe në një skandal tjetër. Mediat kishin raportuar se si ai si kryesues i Komisionit për Licencim të Logopedëve kishte lëshuar 4 licenca të punës në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

    Në pozita e kryesuesit të Komisioni për Licencim të Logopedëve, Fazliu dyshohet se ka lëshuar licenca kundër rregullave të parapara me legjislacioni në fuqi. Vetëm me tre muaj praktik profesionale, ai u ka lëshuar licenca të punës katër logopedëve.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Osmani për tërmetin në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së

    February 6, 2023

    Haradinaj i propozon qeverisë ndarjen e një fondi për Turqinë

    February 6, 2023

    Ndërtesa zhduket brenda sekondash, pamje filmike nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

    February 6, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Osmani për tërmetin në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së

    By A.JFebruary 6, 20230

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi. Në një postim…

    Haradinaj i propozon qeverisë ndarjen e një fondi për Turqinë

    February 6, 2023

    Ndërtesa zhduket brenda sekondash, pamje filmike nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

    February 6, 2023

    Pamje të rënda nga tërmeti në Turqi: Qytetarja publikon video e ngujuar nga rrënojat, kërkon ndihmë

    February 6, 2023

    TË TJERA

    Tërmet i fortë në Turqi, mbi 70 të vdekur

    February 6, 2023

    Xhuli: Vajzat e reja dëshirojnë çanta nga meshkujt, të mençurat duan investime; ndonjë banesë apo diçka

    February 5, 2023

    Zbulohet gjinia e foshnjës së Jonida Vokshit

    February 5, 2023

    Efi flet pas eliminimit: Jam shtangur kur kam dalë jashtë

    February 5, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Osmani për tërmetin në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së

    February 6, 2023

    Haradinaj i propozon qeverisë ndarjen e një fondi për Turqinë

    February 6, 2023

    Ndërtesa zhduket brenda sekondash, pamje filmike nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

    February 6, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.