KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Logopedi Iljasa Fazliu ia mësyn të bëhet shef në QKUK

Logopedi Iljasa Fazliu ia mësyn të bëhet shef në QKUK

Logopedi kosovar Iljasa Fazliu, i arrestuar në nëntor të vitit 2022, ia ka mësyrë të bëhet shef në QKUK, raporton Klan Kosova.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin e QKUK-së për verifikimin paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin e shpallur më 8 tetor.

Logopedi Fazliu ka konkurruar për pozitën "Shef i Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK", i cili në këtë konkurs publik i ka edhe dy kundërkandidatë, Zahide Rraci dhe Granit Haliti.

Fazliu ishte ndaluar pas publikimit të një audio-incizimi ku dëgjohej duke fyer një fëmijë në ordinancën e tij private në Gjilan.

Në atë kohë, ai mbante pozitën e ushtruesit të detyrës së shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK, nga e cila ishte larguar pas publikimit të rastit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Fazliut i kishte ngritur aktakuzë për veprën penale “Trajtimi i pa ndërgjegjshëm mjekësor”.

Në nëntor të vitit 2024, Gjykata e kishte shpallur të pafajshëm, duke nxjerrë aktgjykim lirues.

Megjithatë, nuk dihet nëse ka ndonjë vendim të mëvonshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit ndaj tij. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.