Harry Kane ka fituar admirimin e ish-bashkëlojtarit të tij, Fernando Llorente, i cili ka zbuluar prapaskena nga koha kur të dy luanin te Tottenhami.
Sulmuesi spanjoll, që ndau dhomën e zhveshjes me anglezin gjatë viteve 2017-2019, beson se Topi i Artë 2026 është shpërblimi i merituar për përkushtimin dhe punën e tij shumëvjeçare.
“Është një profesionist i jashtëzakonshëm. Kam mësuar shumë gjatë dy viteve që kalova me të. Suksesi nuk i ka ardhur lehtë, gjithçka është rezultat i punës”, u shpreh Llorente.
Ai tregoi se Kane nuk mjaftohej vetëm me seancat e zakonshme stërvitore, por vazhdonte të punonte edhe në kohën e lirë.
“Mbaj mend se shkonte edhe pasditeve vetëm për të ushtruar finalizimin”, zbuloi ish-sulmuesi i Tottenhamit.
Llorente foli me admirim edhe për anën njerëzore të Kane, duke veçuar modestinë e tij dhe marrëdhënien e mirë me familjen.
Në fund, ai vlerësoi edhe shifrat e jashtëzakonshme të sulmuesit anglez, duke bërë një krahasim me Lionel Messin.
“Ka realizuar një sezon mbresëlënës, me shifra të një niveli tjetër. Mendoj se vetëm Messi i ka tejkaluar ato”, deklaroi Llorente. /Zëri

