KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Llapi dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Llapi dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Llapi dhe Prishtina do të takohen me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë në kuadër të xhiros së 29-të në elitën e futbollit kosovar.

Llapjanët të cilët këtë sezon kanë pasur një formë tejet të luhatshme, kërkojnë fitoren para publikut të tyre pas disfatës së fundit po ashtu në shtëpi, ndaj Drenicës me rezultat 1-0.

Prishtina në anën tjetër vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve radhazi dhe synon t’i jap fund kësaj forme me një fitore.

Në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave, Prishtina kishte marrë fitore të thellë me rezultat 4-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të dy trajnerët, Tahir Batatina dhe Alban Dragusha kanë vendosur ta nisin ndeshjen me lojtarët më të mirë në dispozicion:

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Aliu, Idrizi, Emini, Ramadani, Sadriu, Rama, Blakçori, Musolli, Hasani, Hyseni.

Prishtina: Gjokaj, Vitija, Veliu, Kryeziu, Karic, Ilievski, Saletic, Mamengi, Mokono, Bllaca, Krasniqi.

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.