KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lladrovci përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 28-vjetorin e rënies së tyre

Lladrovci përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 28-vjetorin e rënies së tyre

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroin dhe heroinën e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, në 28-vjetorin e rënies së tyre në Gllanasellë.

Lladrovci ka shkruar se Fehmi e Xhevë Lladrovci u përjetësuan në Gllanasellë në një periudhë kur lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe kishte marrë përmasa të mëdha.

“Ashtu siç jetuan e vepruan të pandarë, Feha e Xheva ishin të pandarë në vendin dhe kohën e kalimit në lavdinë e përjetshme, u bënë shembull i jashtëzakonshëm dhe trashëgimi heroike për brezat”, ka shkruar ai.

Në shkrimin e tij, Lladrovci ka përmendur edhe dëshmorët Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci, duke nderuar jetën dhe veprën e tyre.

Ai ka theksuar se liria e Kosovës “ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra”, ndërsa ka shprehur mirënjohje për familjarët, bashkëluftëtarët, bashkëveprimtarët dhe qytetarët që morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Gllanasellë.

“Lavdi jetës dhe veprës heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Fatimes, Shefqetit, Behxhetit, Milazimit dhe Hamitit!”, ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.