KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ljupço Pecov dënohe me dy vjet burg me kusht pasi pranoi fajësinë

Ljupço Pecov dënohe me dy vjet burg me kusht pasi pranoi fajësinë

Ljupço Pecov i njohur si “Djalli” është dënuar me një dënim me kusht prej dy vitesh burg, pasi ka pranuar fajësinë.

“Vendimi me të cilin Ljupço Pecov u shpall fajtor ka qenë ligjërisht i detyrueshëm që nga 21 shtatori 2026, pasi palët nuk paraqitën ankesë”, njofton Gjykata Penale.

Aktgjykimi është dhënë më 24 gusht të këtij viti në bazë të pranimit të fajësisë nga i akuzuari.

Me të, Pcsov u dënua me dy vjet burg, i cili nuk do të vuajë nëse brenda pesë viteve nuk kryen një krim të ri.

Përveç dënimit me burg me kusht, i akuzuari është dënuar edhe me gjobë prej 8 mijë eurosh.

Përveç kësaj, atij iu ndalua të merrte leje, licenca dhe koncesione të përcaktuara nga një ligj i veçantë, të merrte pjesë në procedurat e tenderimit publik, si dhe të krijonte subjekte të reja ligjore. Të gjitha këto ndalime janë për një periudhë pesëvjeçare.

Pecov-Djalli është i njohur për opinionin edhe për dëshminë e tij në rastin e ryshfetit, i cili çoi në arrestimin e ish-prokurorit të shtetit Fehmi Stafa dhe gjyqtarit Gjoko Ristov./Telegrafi//Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.