KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Liverpooli ka në listë dy emra si pasardhës të Van Dijk

Liverpooli ka në listë dy emra si pasardhës të Van Dijk

Liverpool ka nisur të planifikojë të ardhmen e repartit defensivë, duke kërkuar një pasardhës të denjë për kapitenin Virgil van Dijk.

Edhe pse mbrojtësi holandez mbetet në formë të shkëlqyer, fakti që do të mbushë 35 vjeç në korrik ka shtyrë drejtuesit e klubit të fillojnë kërkimet për një zëvendësues afatgjatë.

Sipas “Football Insider”, në krye të listës së dëshirave janë dy emra të mëdhenj të futbollit evropian: Alessandro Bastoni i Inter Milan dhe Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmund.

Të dy mbrojtësit vlerësohen për cilësitë e tyre fizike dhe teknike, si dhe përvojën në nivelet më të larta të futbollit evropian, duke u konsideruar si kandidatë idealë për të udhëhequr mbrojtjen e “Reds” në vitet e ardhshme.

Megjithatë, Liverpooli është i vetëdijshëm se negociatat nuk do të jenë të lehta, pasi si Interi ashtu edhe Dortmundi nuk janë të gatshëm të heqin dorë lehtë nga lojtarët e tyre kryesorë. Për më tepër, konkurrenca nga klube të tjera të mëdha pritet të jetë e fortë.

Kontrata e Van Dijk skadon në vitin 2027, por një transferim i mundshëm që këtë verë do t’i jepte mundësi klubit anglez të realizojë një tranzicion gradual, duke integruar pasardhësin e tij përkrah një prej mbrojtësve më të mirë në botë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.